”NUK MUNDA DOT TI JAP ZË, ZËRIT TË PUBLIKUT”/ Alketa Vejsiu i kërkon ndjesë publikut për Elvana Gjatën: Më falni nëse ju zhgënjeva! – AlpeGossip
”NUK MUNDA DOT TI JAP ZË, ZËRIT TË PUBLIKUT”/ Alketa Vejsiu i kërkon ndjesë publikut për Elvana Gjatën: Më falni nëse ju zhgënjeva!

”NUK MUNDA DOT TI JAP ZË, ZËRIT TË PUBLIKUT”/ Alketa Vejsiu i kërkon ndjesë publikut për Elvana Gjatën: Më falni nëse ju zhgënjeva!

Alketa Vejsiu ishte aktive në rrjete sociale gjatë transmetimit të “Festivalit të Këngës”, gjithnjë në përpjekje për të ndërvepruar me ndjekësit dhe për të marrë përshtypjet e tyre në kohë reale. Çfarë ra në sy, ishte mungesa e një postimi nga ana e saj pas shpalljes së fitueses dhe përfundimit të festivalit.

Diçka të tillë, moderatorja e bëri vetëm pak minuta më parë, ku ndonëse përgëzoi Arilenën për fitoren, u ndal gjatë tek Elvana Gjata duke i kërkuar ndjesë publikut të zhgënjyer.

“I uroj suksese Arilenës për fitoren! Sa më mbarë për Shqipërinë në Eurovizion”. Por, nuk mund të lë pa falenderuar Elvana Gjatën! Atë që u klikua në 2 javë më shumë se të gjithë, 3 milion e 500 mijë herë! Nuk mund ta mohoj që kënga e saj ishte festa e këtij Festivali. Që Elvana ishte lajmi i këtij edicioni, zëri dhe energjia e rinisë që vallëzoi në një sallë të ngurtë, që bëri bashkë Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën! Garat shpallin fitues, por jo humbës sepse hitet nuk vdesin kurrë.

Pas këtij festivali që e kam bërë me shpirt, mund të them që s’kam qenë dhe s’do të bëhem kurrë palë me asnjë juri, për asnjë motiv. Besoj tek meritokracia dhe më vjen thellësisht keq, që në platformën e këtij festivali nuk munda do t’i jap zë, zërit të publikut. Më falni nëse ju kam zhgënjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmërinë tuaj! M’i kurseni akuzat ju lutem. Unë nuk isha juria dhe jurinë s’e zgjodha unë! Elvana faleminderit! Ti erdhe në këtë festival sepse besove tek vizioni im. Ti s’kishe nevojë për garë për të konfirmuar atë që je sepse ti thjesht Je!”

View this post on Instagram

I uroj sukese Arilenes per fitoren! Sa me mbare per Shqiperine ne Eurovision! Por nuk mund te le pa falenderuar Elvana Gjaten! Ate qe u klikua ne 2 jave me shume se te gjithe, 3 milion e 500 mije here! Nuk mund ta mohoj qe kenga e saj ishte festa e ketij Festivali! Qe Elvana ishte lajmi i ketij edicioni, zeri dhe energjia e rinise qe vallezoi ne nje salle te ngurte, qe beri bashke Shqiperine, Kosoven dhe Diasporen! Garat shpallin fitues, por jo humbes; sepse hitet nuk vdesin kurre. Pas ketij Festivali qe e kam bere me shpirt, mund te them qe skam qene dhe sdo behem kurre pale me asnje juri, per asnje motiv! Besoj tek meritokracia dhe me vjen thellesisht keq qe ne platformen e ketij Festivali nuk munda dot ti jap ze, zerit te publikut! Me falni nese ju kam zhgenjyer! Kuptoj dhe respektoj ndjeshmerine tuaj! Mi kurseni akuzat ju lutem! Une nuk isha juria, dhe jurine se zgjodha une! Elvana Faleminderit! Ti erdhe ne kete Festival sepse besove tek vizioni im! Ti s’kishe nevoje per gare per te konfirmuar ate qe je, sepse ti thjesht Je! Dhe per me teper ti duhet te ndihesh fituese sot sepse te 3 anetaret e jurise se Eurovision te kane dhene 18 pike. Ato 2 piket e Shqiperise, jam pa fjale!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Elvana Gjata u rendit e dyta në “Festivalin e Këngës”, ndonëse vetëm brenda 6 ditësh kënga e saj “Me tana” rezultoi më e klikuara ndonjëherë në historinë e Festivalit të RTSH-së.