Zbulohet emri i prezantueses së ‘Dancing With The Stars’! Nuk do ta besoni kush është (FOTO) – AlpeGossip
Zbulohet emri i prezantueses së ‘Dancing With The Stars’! Nuk do ta besoni kush është (FOTO)

Zbulohet emri i prezantueses së ‘Dancing With The Stars’! Nuk do ta besoni kush është (FOTO)

Pas dy vjetësh ndërprerje do të rikthehet në Vizion Plus sfida e kërcimit “Dancing With The Stars”.
Një nga misteret deri tani është se cila do të jetë prezantuesja e këtij edicioni, të cilin për vite më radhë e ka prezantuar moderatorja Amarda Toska, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Por burime për Gazetën Express kanë konfirmuar se personazhi që do të prezantoi DWS këtë vit është pikërisht aktorja me origjinë shqiptare,e cila jeton në Turqi Almeda Abazi.

Ky emër është lakuar shumë kohë më parë madje shenjat për një bashkëpunim mes aktores dhe afërsisë me këtë kompani mediatike janë dhënë prej kohësh. Kujtojmë që në qershor Revista Living i dedikoi kopertinën e faqes së saj si dhe një sërë xhirimesh pas dasmës.

Prej vitesh tashmë Almeda vijon karrierën në Turqi, ndërkohë që është e martuar me aktorin turk Tolgahan Sayışman. Kjo duket se do të jetë një sfidë mjaft interesante për aktoren të cilën nuk e kemi parë më parë në prezantimin e formateve kaq të mëdha si prezantuese e parë.

Kujtojmë që vite më parë ka bashkë-prezantuar “Këngë Magjike” me moderatorin Ardit Gjebrea. Ende nuk është konfirmuar cili do të jetë bashkë-prezantuesi në krahë të Almedës.