‘Lërja seen’ apo ‘mbaj erë?’: Situatat që kalon kushdo me shoqen e ngushtë – AlpeGossip
‘Lërja seen’ apo ‘mbaj erë?’: Situatat që kalon kushdo me shoqen e ngushtë

‘Lërja seen’ apo ‘mbaj erë?’: Situatat që kalon kushdo me shoqen e ngushtë

Nëse pretendoni se jeni shoqe, po shoqe shoqe ama nga ato të vërtetat nuk keni se si të mos e gjeni veten në situatat e mëposhtme.

Siç 1 dhe 1 bëjnë 2, dy vajza s’mund të jenë shoqe të ngushta pa ditur ca sekrete të errëta të njëra- tjetrës, nja dy tre halle që e mundojnë, ca plane, mundësisht çdo zënkë në fis, kushërirat që s’durojnë dot apo si të shtëpisë ia ngrejnë nervat orë e minutë.

Duke qenë se ajo është kaq e afërt dhe e ngushtë për ty, ti s’e vret mendjen s’i dukesh para saj, s’ke komplekse. Bashkë rrini veshur në shtëpi si mos më keq, i dërgoni njëra- tjetrës foto që mos o Zot, shani, paragjykoni si dreqi por thjesht s’ju plas. Jeni me miken tuaj ndaj!

Nëse një ditë do të bëheshit e famshme, ajo do të ishte menaxherja më e mirë. Ju këshillon si të kombinoheni për intervistën e punës apo çfarë të vishni me të dashurin kur pasi jeni zënë, do dilni për t’u sqaruar dhe doni t’ia hiqni mendjen.

Dheeee meqë ra fjala te i dashuri. Nuk është mit jo: kur një djalë lidhet me një vajzë, le ta marrë vesh tani botërisht se është lidhur edhe me shoqen e saj. “ Lërja seen, mos i fol, vonoja përgjigjen, u bë ai mojj” të gjitha këto dalin nga goja e një mikeje të vërtetë.

Jeni aq shumë rehat sa mund t’i hiqni reçipetat para njëra tjetrës apo ndërkohë që njëra kryen nevojat personale në banjo tjetra i tregon se ç’bëri gjithë ditën sot. Po ashtu nuk e keni problem të bëni gazra apo t’i thoni shoqes: ”Moj shiko pak më vjen erë?”