U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka poston FOTON e ëmbël me vajzën në krahë – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka poston FOTON e ëmbël me vajzën në krahë

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Elona Pitarka poston FOTON e ëmbël me vajzën në krahë

Tre ditë më parë, aktorja e njohur Eliona Pitarka tregoi se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë.

Eliona ka sjellë në jetë vogëlushen që gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe  ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Ajo publikoi në InstaStory një foto ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës.

“Më në fund është këtu”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël e cila na i shkriu zemrat.

Dje, Eliona tregoi për herë të parë portretin e të voglës së saj, me një video shumë të ëmbël ku shfaqet duke e mbajtur në kraharor.

“Barku u zvogëlua, zemra u zmadhua”- shkruante aktorja.

Pasi i pamë portretin ëngjëllor, Eliona na zbuloi sot edhe emrin që ka zgjedhur për të voglën e saj.

E bija e Elionës quhet Gala, ndërsa foto nënë e bijë na i ngrohu zemrat.