Prej dy muajsh, këngëtarja Fjolla Morina është në kërkim nga policia ndërsa sot, Gjykata e Kukësit e dënoi atë me 6 vite burg.
“Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.
Nga ana tjetër, megjithëse ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe në kërkim nga policia, kjo nuk e ka penguar në asnjë moment që të shijojë jetën e saj. Së fundmi, ajo shijoi pushimet në Dubai me partnerin e saj Fisnik Sylën, me të cilin gjithashtu u kurorëzua me martesë po atje, pas një propozimi romantik.
a qenë Fjolla ajo që ka ndarë fillimisht me ndjekësit në rrjete sociale foto e video nga ky moment special në jetën e saj.
Fisniku duket se e ka menduar gjatë propozimin, sepse është një ndër më të bukurit që kemi parë. Në një pishinë është shkruar me petale trëndafili të kuq “Fjolla të dua! A do martohesh me mua?”.
Pasi e ka marrë Fjollën për dore për t’i zbuluar surprizën, Fisniku i është ulur në gjunjë këngëtares me një unazë diamanti për t’i propozuar. Sigurisht ajo nuk i ka rezistuar një propozimi të tillë dhe menjëherë ka pranuar.
“Dhe unë thashë ‘PO’. Zyrtarisht të martuar”, ka shkruar Fjolla përkrah postimeve.
Gjithashtu, në një tjetër postim në InstaStory ajo publikoi një foto ku shkruhej:
“Bota është një xhungël. Ose lufto për atë që do, ose do të ‘hahesh’ nga ata që e duan diçka më shumë.”- fjalë që iu referuan situatës në të cilën ndodhej.