Uau: Armend Rexhepagiqi rishfaqet tërësisht i transformuar. Nuk keni për ta njohur – AlpeGossip
Uau: Armend Rexhepagiqi rishfaqet tërësisht i transformuar. Nuk keni për ta njohur

Uau: Armend Rexhepagiqi rishfaqet tërësisht i transformuar. Nuk keni për ta njohur

Përgjatë viteve ’90 dhe fillimviteve 2000, ai ka qenë padyshim një prej kantautorëve më famshëm të kohës dhe performancat e tij në festivale kanë qenë ndër më të pëlqyerat.

Por prej disa vitesh, Armend Rexhepagiqi është tërhequr nga skena duke punuar kryesisht si kompozitor dhe tekstshkrues për disa prej emrave më të famshëm të skenës shqiptare.

Ai madje nuk është as pjesë e rrjeteve sociale, ndaj të gjithë janë surprizuar së fundmi pasi kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov ka postuar një foto ku shihet me artistin e njohur.

Rexhepagiqi shihet tërësisht i transformuar me flokë të gjatë në ngjyrë gati bjonde, ndërsa ka pozuar për foto përkrah Darko-s dhe këngëtares Loreta Kaçka.