“I KENI DHËNË 30 MIJË EURO, PËR…”/ Arbana ka nga një përgjigje për të gjitha “teoritë konspirative” për BB VIP: Fituesi… – AlpeGossip
“I KENI DHËNË 30 MIJË EURO, PËR…”/ Arbana ka nga një përgjigje për të gjitha “teoritë konspirative” për BB VIP: Fituesi…

“I KENI DHËNË 30 MIJË EURO, PËR…”/ Arbana ka nga një përgjigje për të gjitha “teoritë konspirative” për BB VIP: Fituesi…

Prej shumë javësh, “Big Brother VIP” është kthyer në emisionin më të ndjekur në të gjitha trevat shqiptare. Që nga dita e parë që nisi transmetimin e deri tani, komentohet pa fund në çdo vend. Tashmë publiku ka banorin e vet të preferuar dhe atë që nuk e pëlqen aspak.

Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim vitet më parë, “Big Brother” kësaj radhe erdhi me një format krejt ndryshe. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë personazhe të njohur të ekranit, nga aktorë, balerinë, këngëtarë, moderatorë, modele apo blogerë.

Ndërkohë për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Si pasojë, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka vendosur që t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve që janë kuriozë të dinë sa më shumë për BB VIP.

Ajo u ka kërkuar atyre t’i tregojnë teoritë konspirative që kanë dëgjuar për “BB VIP”.

“Që dikush nga pjesëmarrësit ka marrë 30 mijë euro për t’u bërë çift fallco me një tjetër pjesëmarrës”, shkruan dikush, ku Arbana përgjigjet me humor: “Po, ashtu është”, dhe në sfond është Sara Hoxhën duke qeshur me të madhe.

“I keni dhënë 30 mijë € për t’u

“Që fituesin e ke zgjedhur pa e ditur ende kush do ishin konkurrentë”, shkruan dikush tjetër.

“Po, po. Madje fituesi as nuk konkurron këtë vit. Thjesht do fitojë direkt”, përgjigjet ajo.

“I keni dhënë 30 mijë € për t’u

“Që lekët në fund i merr ti dhe fituesit s’i jepni asgjë”, është një tjetër teori. “Unë i kam marrë përpara”, ia kthen Arbana.

“I keni dhënë 30 mijë € për t’u

“Që i jepni instruksione disa banorëve në dhomën e rrëfimit”, është një supozim tjetër.

“Ëhë. Dhe ata binden. Dhe gjithë Shqipëria sheh një program jo të vërtetë. Dhe e ndjek, e komenton, e pëlqen, apasionohet, pikërisht se nuk është i vërtetë. Se po të ishte i vërtetë, nuk do e ndiqte. Por pikërisht se është fals, e ndjek i madh dhe i vogël”, ia kthen Arbana me ironi.

“I keni dhënë 30 mijë € për t’u

“Që Donaldit aq shumë i keni bërë presion, sa i keni humb 15 kg sigurt”, i shkruan një tjetër dhe moderatorja e njohur ia kthen: “Aman ma gjeni atë që i ka bërë presion, të vijë të më bëjë dhe mua, të humbas dhe unë ca kile”.