“NJIHJA DONALDIN, BEATRIX DHE ILIRIN”/ Tan Brama habit me deklaratën: Nuk fusja dot gishtin te veshi – AlpeGossip
“NJIHJA DONALDIN, BEATRIX DHE ILIRIN”/ Tan Brama habit me deklaratën: Nuk fusja dot gishtin te veshi

“NJIHJA DONALDIN, BEATRIX DHE ILIRIN”/ Tan Brama habit me deklaratën: Nuk fusja dot gishtin te veshi

Koreografi i njohur, Tan Brama, ka dhënë së fundmi një intervistë, ku ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”. Ai u bë mjaft i dashur për publikun shqiptar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Brama ka folur rreth presionit me të cilin është përballur duke qenë se shtëpia ishte nën monitorim nga kamerat 24 orë.

“Jam munduar ta ruaj veten, kanë qenë emocione shumë të mëdha. Unë më datë 31 dhjetor e mora ftesën, ka qenë dhurata më e bukur për natën e Vitit të Ri edhe pse nuk ja thashë familjes. Thashë do ta mendoj. Kisha kohë vetëm 4 ditë dhe më datë 4 do shkoja. Unë i thashë Ok direkt, por gjatë rrugës nuk e dija çfarë do ndodhte. Hyra brenda, aty është loja, se unë i shikoja dhe nga jashtë dhe i shikon me sy tjetër se si do sillen me Tanin.

A do jenë të njëjtët? Unë njihja Donaldin, Trixën, Ilirin dhe është pak presion sepse ti nuk shprehesh, nuk thua diçka se çfarë ka ndodhur jashtë. Edhe këngën time që kisha bërë nuk ja thosha dot, pavarësisht se ja thashë që kam bërë një këngë. Kjo është trysnia ajo që ti nuk e thua dot. Nuk fut dot gishtin te veshi sepse ke kamera gjithandej (qesh)”, tha ai në “Why Not”.