“SË SHPEJTI NËPËR…”/ Krist Aliaj jep lajmin e papritur – AlpeGossip
“SË SHPEJTI NËPËR…”/ Krist Aliaj jep lajmin e papritur

“SË SHPEJTI NËPËR…”/ Krist Aliaj jep lajmin e papritur

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.

Tashmë pushimet kanë mbaruar dhe kjo ka qenë java e sezonit të ri televiziv , ku dhe pak nga pak programetkanë filluar të rinisin. Vetëm pak më parë Kristi me anë të një fotoje i ka bërë shumë kuriozë ndjekësit, pasi ka shkruar se së shpejti do të jetë në ekran. Nuk dihet ende se në cilin program do të jetë këtë herë ama dihet se do të jetë pjesë e ekranit.Ditën e sotme Kristi ka ripostuar një video nga një fanpage i Luiz Ejllit, e cila është një video e Kristit dhe Luizit brenda shtëpisë së “BBV2” teksa këndoninkëngën e Sabianit, “Tullaci”. Në ripostimin e tij Kristi ka habitur me fjalët teksa ka shkruar se pavarësisht se ishte absurde është argëtuar shumë në “BBV2”.