“I THA OLTËS S’JE VETËM”/ Lorenci batuta për Gertin: E përqafoi si të ishte çuni i xhaxhit – AlpeGossip
“I THA OLTËS S’JE VETËM”/ Lorenci batuta për Gertin: E përqafoi si të ishte çuni i xhaxhit

“I THA OLTËS S’JE VETËM”/ Lorenci batuta për Gertin: E përqafoi si të ishte çuni i xhaxhit

Qetsori, Gerti dhe Lorenci komentuan gjestin e Oltës, kur Gerti shkoi e përqafoi pas largimit të Armaldos.

Sapo ai iu afrua për t’i dhënë një përqafim, Olta e largoi tutje, duke i thënë ta lërë të qetë. Duke komentuar këtë moment, tre djemtë u shkrinë së qeshuri në oborr, pasi sipas tyre, gjesti i Oltës ishte shumë komik.

Lorenci tha se në të tilla raste, përqafimi pritet nga një person që e konsideron të afërt në shtëpi dhe reagimi i Oltës ishte i tillë, pasi nuk ka krijuar afrimitet ende me Gertin, duke qenë se ka vetëm pak ditë që është bërë pjesë e shtëpisë.

Lorenci i tha Elvisit se Gerti e përqafoi Oltën, sikur ajo të ishte çuni i xhaxhait të tij. Gjesti i Oltës krijoi shumë batuta mes Elvisit dhe Lorencit.