Mustafa Nano rrëfen për seksin dhe një provokim me Ilda Bejlerin: Hera ime e parë me një femër... - AlpeGossip
Mustafa Nano rrëfen për seksin dhe një provokim me Ilda Bejlerin: Hera ime e parë me një femër…

Mustafa Nano rrëfen për seksin dhe një provokim me Ilda Bejlerin: Hera ime e parë me një femër…

Mustafa Nano edhe sot e kësaj dite i kujton katër Shtatat, Dyshin e “mirë”, Çupën karo… Kushdo do të mendonte se ishin thjesht letra bixhozi.. Jo se nuk ishin, por në vend të ikonave të zakonshme me dy koka, ishin femra nudo. Ishte 15 vjeç dhe ishte hera e parë që shikonte femra lakuriq.

muc nano opinion

Mustafa Nano do t’i ndajë me publikun, në një standup komedi me titullin “Nuk ka kurva në këtë botë”, në datat 24, 25, 26, 27 maj, ora 20:00, në sallën “Molier” të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli. Që në titull mund ta kuptosh se Nano ka vendosur t’i turbullojë ujërat sërish.

Duket sikur analisti i njohur e ka kthyer në një qëllim në vetvete të provokojë përmes temash të nxehta, por në fakt nuk është kështu. Ai merr guximin të flasë publikisht për ca tema, që të gjithë i flasin nën zë, nëpër tavolina, por nuk arrijnë t’i bërtasin. Nuk flasin për fetë, për figurat historike, për seksin, edhe pse për këtë të fundit mendojnë në pjesën më të madhe të kohës.

Por Nano ka vendosur ta bëjë këtë gjë publikisht, nisur jo thjesht nga një nevojë personale për të folur, por nga nevoja për të pasur një shoqëri më të hapur, ku të mund të flitet për temat shekullore të konsideruara tabu dhe të mund të “shkërmoqen” dalëngadalë ca mite e klishe që lidhen me femrën dhe mashkullin.

Pasi provokoi me show-n “Edhe profetët dinë të puthin”, plot tre vjet më parë, ku përzjeu Krisht e Muhamet; pasi ndezi debate të flakta sepse cenoi origjinën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, duke ia bërë nënën sllave, Nano ka vendosur të flasë për seksin, jo thjesht si një akt, por si një shprehje lirie e burrit dhe e gruas, në të njëjtën formë dhe me të njëjtën dëshirë.

HISTORITË PERSONALE

Do të kishte qenë joetike sikur Mustafa Nano të fliste për seksin duke u nisur nga histori të të tjerëve, nga anekdota të dëgjuara lart e poshtë apo mbi teori. Jo se nuk e përdor këtë të fundit, sidomos të Frojdit, por më shumë për të ironizuar pak mbi të. Nano niset nga historitë e veta.

Një rrëfim me doza humori, se si për herë të parë pa imazhin e një femre lakuriq, pastaj raporti i parë seksual… Do të përpiqet ta ngatërrojë publikun, duke e lënë në dilemë nëse hera e parë ka qenë me një femër apo me një mashkull… A do trondiste njeri nëse Mustafa Nano të kishte kryer marrëdhënie seksuale për të parën herë me një burrë?! Sigurisht që kjo duhet zbuluar duke ndjekur rrëfimin e tij prej një orë e gjysmë në skenën e Eksperimentalit.

Gjatë këtij monologu, ai do të flasë edhe për orgazmën. S’mund të kuptohet një bisedë për seksin pa orgazmën mashkullore e femërore, sepse i rezulton që këto të fundit bëjnë sikur nuk e kanë fort të rëndësishme këtë kulminacion, duke u “kënaqur” me kënaqësinë e burrit. Ah, jo, jo. Muçi, nuk është dakord me këtë, madje duhet nxjerrë edhe një ligj për barazi “qejfi”, që duhet të ketë penalitetet e veta. Duke u nisur gjithnjë nga vetja. ai bën një lloj çmitizimi të potencialit mashkullor dhe “namit” që bëjnë në shtrat. E duke i dhënë kuptim titullit të rrëfimit të tij, ai është tërësisht kundër faktit që “një mashkull beqar që shkon me 100 femra, quhet garip, kurse një zonjë apo zonjushë që shkon me 100 burra, quhet kurvë”. Shumë prej episodeve të rrëfyera marrin ngjyrime koloristike edhe nga vendlindja e tij, Skrapari, që, pa dyshim, diktonte kushtet e formimit të individit, ashtu si çdo qytet apo qytezë në Shqipëri. Nano ironizon me dashuri me vendlindjen, ndërsa nuk i kupton dot ata që nuk e përmendin kurrë atë. Duke folur për temat e përzgjedhura, ai përmend si “rastësisht”, personazhe, me të cilët ai është përplasur, ka bërë debate apo edhe nuk ka rënë dakord me veprimet e tyre. Në ca kontekste pikante do të përmendet gazetarja sportive Ilda Bejleri, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-kreu i PD, Sali Berisha (e këtu ndalet jo pak), kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi…

Ironizon me arrestimet e bosëve të narkotrafikut, emisionet në studion e Fevziut, precizonin e kolegut të kronikës Artan Hoxha, etj. Madje, ai edhe këndon në italisht dhe në shqip. Nano ka vendosur t’i shkojë deri në fund showt. Skena e teatrit ia kërkon këtë. Por, ndonëse batutat dhe humori mbështjellin gjithë rrëfimin e Nanos, duke e bërë atë dinamik, jo të mërzitshëm, pavarësisht shtrirjes kohore për t’u pasur zili edhe nga një aktor profesionist, gjithçka është tepër serioze.

Jo më kot, ai i referohet në fund të tekstit të tij një novele të Ernest Koliqit, “Gjaku”, historisë së Dodës, i cili nuk arriti t’u rezistojë dot deri në fund zakoneve që i imponon shoqëria, pavarësisht se është edukuar në Perëndim dhe u kthye që andej për të sjellë një frymë tjetër. “Dodë, mos i tut!”, thotë Nano, duke iu drejtuar të gjithë atyre burrave dhe grave, që pa dyshim do të mbushin sallën e teatrit, por edhe përtej sallës, që duan të jetojnë jetën, duke dalë mbi zakonet që imponon shoqëria.

PANORAMA