‘’Bëj duet me mua se vdiqa’’, këngëtarja shqiptare i LUTET LIVE Encës (FOTO) – AlpeGossip
‘’Bëj duet me mua se vdiqa’’, këngëtarja shqiptare i LUTET LIVE Encës (FOTO)

‘’Bëj duet me mua se vdiqa’’, këngëtarja shqiptare i LUTET LIVE Encës (FOTO)

Enca është një nga këngëtaret më të suksesshme momentalisht në tregun muzikor shqiptar. Çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit dhe kanë një numër të madh klikimesh në Youtube. Momentalisht këngëtarja ka lajmëruar se shumë shpejt do të publikojë disa këngë të reja, të cilat do të vinë pas suksesit të saj me këngën ‘Dua’.

Por mesa duket këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi e pëlqen shumë muzikën e Encës dhe ka një dëshirë të madhe që të bëj një bashkëpunim me këngëtaren e njohur.

Ajo ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Thumb” ku është pyetur nga gazetari nëse e ndjen nevojën që të bëj klip në mënyrë që të mbijetojë në tregun muzikor, ajo është shprehur se: “Nëse do të doja të isha e suksesshme dhe komerciale do të bëja bashkëpunime me Medën përshembull, me Genën, kupton? Sepse kështu bëhen. Enca nëse ke qejf të bësh duet me mua, vdiqa!”, përfundon Orgesa.