Zaimina Vasjari për herë të parë moderatore, ja reality show i ri që do të prezantojë (FOTO) – AlpeGossip
Zaimina Vasjari për herë të parë moderatore, ja reality show i ri që do të prezantojë (FOTO)

Zaimina Vasjari për herë të parë moderatore, ja reality show i ri që do të prezantojë (FOTO)

Një prej femrave më të komentuara të showbizit, bukuroshja Zajmina Vasjari, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e fansave me një projekt të ri që do të vijë së shpejti në ekranet tona.

Ajo dhe gazetari i njohur Olti Curri kanë bërë të ditur në profilet e tyre në Instagram se shumë shpejt fillon Master Classi i parë në Shqipëri për makeup-in dhe mesa duket këtë reality show do ta drejtojë Zaimina. Ata kanë lajmëruar për ndjekësit se audicionet janë hapur dhe i kanë ftuar të gjithë ata që mendojnë se kanë talent që të marrin pjesë.

Spektakli qe do të vërë përballë talentin, pasionin dhe sensin luftarak të konkuruesve. Make up artisti më i mirë do të zgjidhet nga MCA, ndërsa fituesi i çmimit të madh merr bursë në një nga shkollat më prestigjoze të makeupit në Dubai. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur data dhe ora e fillimit të këtij programi të ri.