Ditën djeshme Dj Geek festoi 30- vjetorin e lindjes, ku nuk mungoi dhe urimi i ëmbël nga ana e këngëtares për partnerin e saj.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Dj dhe shoku im i ngushtë,”-shkroi Dafina krahas disa fotove romantike në Instagramin e saj
Mirëpo nuk ka mbaruar këtu, përveç urimit të ëmbël, Dafi i ka bërë dhe një dhuratë goxha luksoze Dj. Këtë gjë e ka zbuluar vetë muzikanti nëpërmjet një videoje në InstaStory.
Këngëtarja i ka dhuruar partnerit të saj një “chain” (varëse në formë zinxhiri) floriri dhe me gura të shndërritshëm. Në video duket Dafina, e cila i vendos varësen partnerit të saj ku më pas shkëmbejnë dhe një puthje bashkë.
“Të dua o shpirt @dafinazeqiri”- shkroi Dj krahas videos ndërsa Dafina e ripostoi duke iu përgjigjur: ‘Të dua më shumë!!’.