Roza Lati dhe Ana Lika shpërthejnë në AKUZA të forta kundër emisionit “Dance with Me” - AlpeGossip
Roza Lati dhe Ana Lika shpërthejnë në AKUZA të forta kundër emisionit “Dance with Me”

Roza Lati dhe Ana Lika shpërthejnë në AKUZA të forta kundër emisionit “Dance with Me”

E ftuara e radhës në emisionin e Roza Latit ishte Anna Lika.

Të dyja vajzat, veçse mikesha kanë përjetuar edhe eksperiencën e përbashkët, atë të pjesëmarrjes në spektaklin ‘Dance With Me’.

Gjatë intervistës vajzat biseduan edhe për këtë të fundit, rreth të cilës Anna rrëfeu edhe padrejtësinë që i ishte bërë. Ajo tha se pikërisht lëvizjet më të bukura që ajo bënte, produksioni nuk i filmonte. Të njëjtën gjë më pas e pohoi edhe Roza e cila ia priti me fjalët: “ Ua pse te ka ndodhur edhe ty sepse mua po,pikërisht në lëvizjen time më të mirë, kamera nuk më kapte por kapte Alberie Hadergjonaj,sepse ajo e fitoi”.

Kjo nuk është hera e parë që pasi përfundon një spektakël, konkurentët shprehin pakënaqësi.