Mbretëresha e vërtetë OTR: E dashura e Noizy-t publikon klipin e parë dhe është një yll (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Mbretëresha e vërtetë OTR: E dashura e Noizy-t publikon klipin e parë dhe është një yll (FOTO+VIDEO)

Mbretëresha e vërtetë OTR: E dashura e Noizy-t publikon klipin e parë dhe është një yll (FOTO+VIDEO)

 

Vetëm pak kohë më parë, Noizy e prezantoi atë për herë të parë publikisht në rrjetet sociale, duke i dhënë kështu fund spekulimeve mbi identitetin e të dashurës së tij.

Por përveçse e dashura e tij, Naomi Lareine duket se është dhe një aset me vlerë i label-it OTR i themeluar nga Noizy, pasi bukuroshja së fundmi ka publikuar një pjesë të produksionit të saj të parë muzikor.

Siç ka bërë të ditur dhe Noizy nëpërmjet një postimi në Instagram, Naomi sapo ka publikuar intro-n e “Henny”, një këngë R&B në të cilën Naomi, me zërin e saj të ëmbël dhe stilin e veçantë, i këndon një pijeje alkoolike.

 

Por ky duket të jetë vetëm fillimi, pasi në përshkrimin e videos ajo bën të ditur se së shpejti do të publikojë disa këngë të tjera.

Ndiqni klipin.