Me emër dhe mbiemër, Noizy turpëron publikisht të gjithë ata që thanë se do bënin bamirësi por nuk bënë! – AlpeGossip
Me emër dhe mbiemër, Noizy turpëron publikisht të gjithë ata që thanë se do bënin bamirësi por nuk bënë!

Me emër dhe mbiemër, Noizy turpëron publikisht të gjithë ata që thanë se do bënin bamirësi por nuk bënë!

Nuk është hera e parë që Noizy bën donacione për fëmijë të cilët janë të sëmurë duke u përpjekur që të përdorë famën e tij për të solidarizuar edhe të tjerët që të bëjnë punë vullnetare.

Këtë herë, Noizy ka marrë përsipër që të bëjë të mundur mbledhjen e 20 mijë eurove për Klean e vogël e cila është vetëm 2 vjeç dhe ka marrë plagë të rënda pasi është djegur me qumësht dhe seriozisht rrezikon jetën.

Noizy ka bërë thirrje në Instagram që kush të ketë mundësi ta ndihmojë dhe miqtë e tij i janë përgjigjur menjëherë, ndërkohë që disa persona i kanë treguar se kanë bërë donacion por Noizy e ka vërtetuar dhe disa prej tyre kanë gënjyer.

Reperi iu ka shkruar personalisht të gjithë atyre që kanë thënë se kanë bërë donacion por në të vërtetë jo. Mesazhet që ka çuar, Noizy i ka publikuar edhe në Instastory duke i bërë ‘tagg’ që të gjithë ta kuptojnë se kush ka gënjyer e kush ka treguar të vërtetën.