Dua Lipa na bëri lëmsh përsëri, pasi u nda nga Paul Klein ngacmohet në publik nga ish- i dashuri (FOTO) – AlpeGossip
Dua Lipa na bëri lëmsh përsëri, pasi u nda nga Paul Klein ngacmohet në publik nga ish- i dashuri (FOTO)

Dua Lipa na bëri lëmsh përsëri, pasi u nda nga Paul Klein ngacmohet në publik nga ish- i dashuri (FOTO)

Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare duke sjellë për publikun disa këngë që janë shëndërruar në hite nga më të suksesshmet.

Vërtet e suksesshme në aspektin artistik por përsa i përket anës sentimentale dhe lidhjeve të dashurisë jeta e Dua Lipës duket se është paksa në kaos.

Pasi u nda nga ish i dashuri, muzikanti Paul Klein pas disa muaj lidhjesh, thashethemet nuk munguar duke spekuluar se kjo ndarje kishte ardhur për shkak të ndjenjave që këngëtarja kishte për ish-të dashurin, modelin Isaac Carew.

Jo vetëm kaq por më pas Dua u përfol se mund të jetë në një lidhje me Dj me famë botërore Calvin Harris pasi pas Brit Award u kap mat nën shoqërinë e tij.

Sido që të jetë Dua mes këtyre tre meshkujve duket se akoma ndjen flutura në stomak për ish të dashurin e saj modelin Isaac.

Kontaktet mes tyre vazhdojnë të jenë akoma dhe pse kjo nuk dihet nëse është në kuadrin e një shoqërie të thjesht apo nëse dyshja i është rikthyer raportit të vjetër.

Pas një fotografie që këngëtarja ka publikuar ditën e djeshme, modeli ka lënë komentin e tij duke e ngacmuar Lipën për modelin e flokëve:”Si tu rritën kaq shpejtë flokët?

Me shumë gjasa ky koment i Isaac duket se ka ardhur pas publikimit të mëparshëm ku Dua shfaqej me flokë të shkurtër.

Të jetë rikthyer Dua Lipa përsëri në krahët e Isaac Careë, apo thjesht modeli e ka ngacmuar në mënyrë shoqërore?

Gjykojeni si të doni, e rëndësishme është që kontaktet me tyre vazhdojnë.