Një student ka gjetur vdekjes pasi ra nga shhkëmbinjtë e famshëm të Irlandës, në përpjekje për për të realizuar selfien perfekte.
20-vjeçari ra nga lartësoa 120 metra në shkëmbinjtë Cliffs of Moher në County Clare.
Trupi i tij u gjet më vonë nga një ekuipazh i rojeve bregdetare irlandeze. Më pas viktima u dërgua në spitalin University Hospital Limerick për ekzaminim.
“Sipas dëshmive të një numri njerëzish, ai po bënte një selfie kur humbi kontrollin dhe ra,”-tha një zëdhënës i policisë.”
Shkëmbinjtë, që kanë pikën më të lartë 214 metra mbi nivelin e detit, janë një destinacion i njohur turistik.
Dhe shkëmbijtë ishin të mbushur me vizitorë kur i riu humbi jetën.
Gati 1.5 milion njerëz vizituan shkëmbinjtë në 2016, duke i bërë ato një nga atraksionet më të njohura të Irlandës.