Grimieri i Kim Kardashian ka një pyetje për të gjithë shqiptarët – AlpeGossip
Grimieri i Kim Kardashian ka një pyetje për të gjithë shqiptarët

Grimieri i Kim Kardashian ka një pyetje për të gjithë shqiptarët

Javë më parë ai erdhi në Tiranë për të marrë pjesë në një event, ku shprehu publikisht krenarinë për origjinën shqiptare.

Bëhet fjalë për Mario Dedivanoviç, i njohur si një ndër artistët më të mirë në botë, por njëkohësisht edhe si i preferuari i personazheve të njohura si: Kim, Khloe, Kourtney Kardashian, Megan Fox, Eva Longoria, Demi Lovato, Bebe Rexha, etj.

Por edhe njëherë Mario ka shprehur krenarinë që ndjen që është shqiptar.

Grimieri i famshëm postoi në “Instagram”-in e tij një foto, në të cilën mban veshur një bluzë me flamurin kuq e zi.

Krah fotos ai pyet: “Kush do të vijë në “Master Class” në Shqipëri? Mezi po pres”.