DY MUAJ PAS DITËLINDJES/ Jennifer Aniston merr dhuratën më të bukur nga Brad Pitt – AlpeGossip
DY MUAJ PAS DITËLINDJES/ Jennifer Aniston merr dhuratën më të bukur nga Brad Pitt

DY MUAJ PAS DITËLINDJES/ Jennifer Aniston merr dhuratën më të bukur nga Brad Pitt

Jennifer Aniston mbushi 50 vjeç në muajin shkurt, por mesa duket dhuratën më të bukur po e merr dy muaj më pas nga një person jo pak i rëndësishëm për të.

“The Mirror” raporton se Brad Pitt ka blerë dhe i ka dhuruar aktores shtëpinë miliona dollarëshe për të cilën ata shpenzuan tri vite kohë për ta rinovuar.

Vlera e vilës kap shifrën e 79 milionë dollarëve. Megjithatë edhe pse Brad vendosi t’i japë çelësat e shtëpisë që Jennifer e kishte aq përzemër, raporti i tyre vazhdon të mbetet në kuadrin e një miqësie të mirë. Edhe pse të gjithë u gëzuam kur pamë prezencën e Pitt në ditëlindjen e saj sepse menduam për një ribashkim, duhet të kthehemi me këmbë në tokë!

Bred dhe Jennifer u ndanë në vitin 2015, pasi ai u njoh me Angelinën në xhirimet e filmit Mr and Mrs Smith, raport i cili po ashtu është ndërprerë në vitin 2016.