“KJO ËSHTË DASHURI”/ Këto momente mes Sarës dhe London do t’ju ëmbëlsojnë ditën – AlpeGossip
“KJO ËSHTË DASHURI”/ Këto momente mes Sarës dhe London do t’ju ëmbëlsojnë ditën

“KJO ËSHTË DASHURI”/ Këto momente mes Sarës dhe London do t’ju ëmbëlsojnë ditën

Trashëgimtarja e “Top Medias” Sara Hoxha siç dihet vitin e kaluar i dha fund beqarisë me moderatorin Ledion Liço në një ceremoni madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve. Sara dhe Ledioni janë prindër të një djali që quhet London.

Mirëpo, ndryshe nga personazhet e tjerë të njohur çifti nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ledioni prej muajsh i ka mbyllur adresat e tij ndërsa Sara rrallëherë publikon foto nga përditshmëria.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka publikuar disa video të London, ku bie në sy që vogëlushi tashmë është rritur shumë. Në një postim ai shihet duke ngrënë vetë, ndërsa në tjetrin shihet teksa i dhuron një puthje nënës së tij.

“Kjo është dashuri” ka shkruar Sara pranë videos së ëmbël me të birin që me siguri e ka bërë bashkëshorti i saj Ledion.