“I VENDOSËT NJË DAMKË PËR GJITHË JETËN”/ Moderatorja i kthehet Alketës për Xhejson – AlpeGossip
“I VENDOSËT NJË DAMKË PËR GJITHË JETËN”/ Moderatorja i kthehet Alketës për Xhejson

“I VENDOSËT NJË DAMKË PËR GJITHË JETËN”/ Moderatorja i kthehet Alketës për Xhejson

Prej disa ditësh një nga temat më të komentuara në media ka qenë emisionin “Në kurthin e Piter Pan” dhe sidomos rasti i vogëlushit Xhejson Bafti, i cili ka bërë për vete të gjithë publikun me tipn e tij.

Reagimet e personazheve të njohur kanë qenë të shumta dhe të shumtë kanë qenë ata që e kanë përkrahur Alketën, por shumë të tjerë i janë kthyer kundër duke theksuar se rasti i Xhejson nuk duhet të trajtohet ashtu, madje nuk duhet të ketë diferencime mes fëmijëve në emision.

Së fundmi moderatorja e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Ola Bruko ka reaguar në rrjetet sociale kundër Alketës dhe produksionit duke thënë se ata i kanë përdorur fëmijët për audiencë dhe se  duhet të ndihmojnë edhe  fëmijët e tjerë  në program që mund të jenë të varfër.

 

“Emisionin “Piter Pan” s’e kisha pare deri ne momentin kur i ftuar ishte miku im Sidrit Bejleri. E ndoqa deri ne fund ate nate dhe me thene te drejten, qesha edhe une me pyetjet e femijeve dhe pergjigjet e Sidit. Nderkohe vura re se disa prej femijeve benin me shume se nje pyetje dhe te tjere nje ose asnje. Programin po e shikoja me vajzen time 6 vjecare e cila befas me pyet: mami po keta femijet e tjere pse nuk jane si keta dy djemte qe flasin shume? Nuk i lene prinderit te flasin? Ky perceptim i nje femije 6 vjecar me shtyu t’i shoh me tjeter sy minutat e mbetura te emisionit. Vajza ime kishte te drejte; disa femije aty flisnin me shume se disa te tjere.

“Nuk e di nese kjo eshte nje zgjedhje regjisoriale, por nese eshte keshtu mendoj se eshte e gabuar. Diferencimi nuk iu ben mire femijeve. Ne psikiken e tyre krijohet mendimi se ata nuk do te jene kurre “te perzgjedhur” nga dikush dhe kjo i shoqeron pa e kuptuar gjithe jeten. Mes ketyre femijeve te ketij programi televiziv ndodhet edhe i etiketuari “taramelja”! Ketij femije te zgjuar e te mire i eshte vendosur nje damke qe do ta shoqeroje gjithe jeten! Tani ai ndoshta e pelqen, edhe familja e tij gjithashtu se i biri u be i famshem.

“Po kur te rritet çdo te ndodhe? Ai mund te bullohet per kete shkak. Ka menduar njeri per kete? Thuhet se ky femije eshte i va.rfer dhe se i pikon shtepia. Po femijet e tjere ne ate program ne ç’kushte jetojne? Iu pikon shtepia edhe atyre? Do te ndiqet situata e tyre social-ekonomike? Apo sa te mbaroje show do filloje perzgjedhja e femijeve per edicionin e radhes, me kenaqesine se ne kete sezon u arrit niveli i duhur i shikueshmerise.”, ka shkruar ajo.