Ditën e djeshme në emisionin “Thumb” ka qenë e ftuar këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, e cila ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e saj.
Ndërkohë siç dihet Anxhela është një ndër këngëtaret më të kujdesshme jo vetëm për jetën private, por edhe për veshjen dhe pamjen e saj dhe gjithmonë është munduar që të ketë një stil serioz në skenë.
Megjithatë mbrëmjen e djeshme ajo ka habitur publikun teksa ka rrëfyer se kur ka kënduar në Greqi ka dal dhe vetëm me reçipeta në skenë.
“Unë u shkëputa 7 vite nga Shqipëria dhe nuk më patë se si jam veshur. Unë kam dalë edhe vetëm me reçipeta atje në greqi. E kam pasur edhe trupin e bukur atëherë me thënë të drejtën por mendoj se gjithçka vjen me moshën”, ka rrëfyer Anxhela ndër të tjera.