PRITJES SË ËMBËL PO I VJEN FUNDI/ Klea Huta përgatit çantën e maternitetit dhe është në qiellin e 7-të nga lumturia (VIDEO) – AlpeGossip
PRITJES SË ËMBËL PO I VJEN FUNDI/ Klea Huta përgatit çantën e maternitetit dhe është në qiellin e 7-të nga lumturia (VIDEO)

PRITJES SË ËMBËL PO I VJEN FUNDI/ Klea Huta përgatit çantën e maternitetit dhe është në qiellin e 7-të nga lumturia (VIDEO)

Shumë shpejt, Klea Huta dhe Elgit Doda do të bëhen prindër për herë të parë.

Ditën e nesërme, Klea futet në javën e 37-të të pritjes së ëmbël dhe e gjitha ka qenë si një ëndërr për të.

Pavarësisht peripecive të shumta që ka kaluar 3 muajt e parë, moderatorja tregon se e ka shijuar në maksimum shtatzëninë.

Për kënaqësinë e saj personale dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjitha femrave shtatzënë, Klea ka ndarë në kanalin e saj në Youtube videon e përgatitjes së çantës së maternitetit.

Hap pas hapi, ajo tregon gjithçka që ka menduar të marrë si për vete, ashtu edhe për të voglin që do të vijë në jetë.

Madje, moderatorja na bëri akoma më shumë kuriozë për emrin e të birit, të cilin e ka qëndisur në veshin e pellushit të tij të parë.

Megjithëse e tregon gjatë videos, ajo e mbulon emrin me dorë duke thënë se do ta zbulojë pak më vonë emrin e tij.

Klea shprehet se për t’u kujdesur sa më mirë për bebushin, ka menduar të marrë një dado.

Ajo shpreson që gjithçka të shkojë mirë deri në momentin e fundit dhe s’mund të ishte më e emocionuar se kaq në këtë video!

Për më tepër, shikojeni vetë!