I DHANË FUND MIQËSISË/ Zbulohet arsyeja e sherrit mes Oriolës dhe Noizyt – AlpeGossip
I DHANË FUND MIQËSISË/ Zbulohet arsyeja e sherrit mes Oriolës dhe Noizyt

I DHANË FUND MIQËSISË/ Zbulohet arsyeja e sherrit mes Oriolës dhe Noizyt

Pak ditë më parë lajmi se marrëdhënia mes modeles Oriola Marshi dhe reperit Noizy ishte prishur mori vëmendjen e të gjitha mediave. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ gjë që ngriti dyshimet se ata i kishin dhënë një herë e mirë fund miqësisë.

Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk reagoi lidhur me këto lajme, së fundmi miqtë të afërt të modeles dhe reperit kanë rrëfyer për ‘Panorama Plus’ se është e vërtetë se dyshja nuk shoqërohet më bashkë dhe Oriola është distancuar nga labeli i njohur ‘OTR’ për shkak se mes tyre ka pasur një mosmarrëveshje të madhe që ka çuar në prishjen  e raportit.

Ndërkohë, kujtojmë se pak muaj më parë Oriola deklaroi se do të sillte një këngë me grupin OTR duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e këtij labeli, megjithatë kënga nuk u publikua kurrë dhe së fundmi Oriola ka filluar sërish angazhimet në modeling.