LAJM I BUKUR/ Aktorja që fiksoi të gjithë shqiptarët është në pritje të ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
LAJM I BUKUR/ Aktorja që fiksoi të gjithë shqiptarët është në pritje të ëmbël (FOTO)

LAJM I BUKUR/ Aktorja që fiksoi të gjithë shqiptarët është në pritje të ëmbël (FOTO)

Aktorja bukuroshe dhe shumë e dashur për shqiptarët falë telenovelës “Stuhia”, Ximena Navarrete është në pritje të ëmbël. Ajo e ka bërë të ditur lajmin për revistën “Hola Mexico”, ku është shfaqur me bashkëshortin e saj në kopertinë.

Ximena e ka publikuar foton e revistës dhe në rrjete sociale, duke treguar se është në muajin e katërt të shtatzënisë.

“Foshnja ime, nuk mund ta imagjinosh sa shumë kemi ëndërruar të të kemi në familjen tonë. Jam 4 muajshe shtatzënë. Falë Zotit gjithçka ka shkuar mirë deri më sot. Çfarë mendoni se do të jetë? Djalë apo vajzë”, ka shkruar mes të tjerash Ximena, duke shtuar se nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por do ta flasë në një moment tjetër.

Kujtojmë se aktorja bukuroshe në dhjetor të vitit 2018 humbi një bebe në muajin e tretë të shtatzënisë. Fatmirësisht, Zoti e ka bekuar me një tjetër fëmijë dhe ajo nuk mund të ishte më e lumtur.