PAS LAJMEVE SE ËSHTË ZEMËRUAR ME ILIRIN/ Reagon Sabiani: Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara – AlpeGossip
PAS LAJMEVE SE ËSHTË ZEMËRUAR ME ILIRIN/ Reagon Sabiani: Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara

PAS LAJMEVE SE ËSHTË ZEMËRUAR ME ILIRIN/ Reagon Sabiani: Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara

Prej disa ditësh rrjeti ‘zien’ për zemërimin mes Ilirit dhe Sabianit.

Ka reaguar këngëtari Sabian Medini. Ai ka postuar në faqen e tij të Instagramit një shprehje popullore, teksa ka bërë tag balerinin Ilir Shaqiri. Shprehja që ai ka publikuar është “ Qentë lë të lehin, karvani të ecë përpara”. Shprehjen e ka ilustruar me një foto që shfaqet me Ilirin.

Mesa duket me këtë post Sabiani i ka dhënë një mesazh publikut se ai është akoma mikë i mirë me Ilirin dhe se nuk janë të vërteta fjalët që po qarkullojnë për një prishje miqësie mes tyre.

Sabian Medini dhe Ilir krijuan një miqësi mjaft të fortë kur ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri “ Big Bother VIP”.

Kohët e fundit është folur se ka patur një ‘krisje’ mes miqësisë së tyre, por deklarata e Sabianit i hoqi dyshimet e publikut.