PUBLIKOHEN PIKËT/ Ronela Hajati nuk arriti të bindë juritë, ja si u votua ajo në gjysmëfinale – AlpeGossip
PUBLIKOHEN PIKËT/ Ronela Hajati nuk arriti të bindë juritë, ja si u votua ajo në gjysmëfinale

PUBLIKOHEN PIKËT/ Ronela Hajati nuk arriti të bindë juritë, ja si u votua ajo në gjysmëfinale

Pavarësisht se Ronela Hajati fitoi zemrat e shumë njerëzve siç reflektohet në rrjetet sociale dhe klikime (performanca e saj ka 3 milionë klikime në YouTube) nuk mund të themi të njëjtën gjë për juritë profesionale.

Pas finales, Eurovision ka publikuar të dhënat e votimit dhe pikët që ka marrë secili shtet. Në të dhënat e publikuara shihet se Shqipëria në gjysëmfinalet e parë ka dalë e 12 me 58 pikë në total. Pavarësisht komenteve, performanca e saj duket nuk ka arritur të ‘bindë’ juritë.

Nga juritë e gjysmëfinalistëve të parë, Shqipëria ka arritur të marrë pikë vetëm nga Greqia, ndërkohë asnjë juri e asnjë shteti tjetër nuk i ka dhënë pikë Shqipërisë. Ndërsa nga publiku i gjysmëfinalistëve të parë, Zvicra i ka dhënë 8 pikë, Sllovenia 6, Bullgaria 1, Kroacia 2 pikë, Austria 2 pikë, Greqia 12 pikë, Armenia 2 pikë, Franca 5 pikë dhe Italia 8 pikë.