Rudina Magjistari: Ndodhesh në shtëpi tani aktualisht apo jo? Elhaida Dani: Po! Rudina Magjistari: Edhe ti e izoluar. Prej sa ditësh? Elhaida Dani: Prej 5 ditësh! Rudina Magjistari: Çfarë po ndodh aty? Elhaida Dani: Të them të drejtën, situata është pak e komplikuar, siç e dinë të gjithë. Qyteti është i heshtur. Kam patur kohë ama, kjo është gjëja pozitive, që t’ju dedikohem të gjitha gjërave që nuk kam kohë, kur jam duke punuar, kur kam një ditë tjetër, një rutinë tjetër. Prandaj tani studioj, lexoj, gatuaj, të gjitha gjërat që nuk kam kohë t’i bëj në një ditë normale.

Rudina Magjistari: Po 5 ditë janë shumë ka filluar të ndjehesh pak e lodhur? Si e mendon në ditët në vijim, çfarë do bësh ndryshe? Elhaida Dani: Ne shyqyr që kemi internetin sepse lidhemi me familjen. Unë jetoj vetëm në Itali dhe kjo është gjëja që doja t’ju jepja një mesazh gjithë shqiptarëve, kur je në shtëpi me familjen, me fëmijët, apo miqtë që jeton është diçka tjetër, nëse jeton vetëm, unë jetoj vetëm në Itali, gjithë familjen time e kam në Shqipëri dhe është akoma më e vështirë, është e lodhshme, është e mërzitshme ndonjëherë dhe nuk mundesh më, e ke parasysh që duhet të shpikësh gjëra të reja çdo ditë, çdo minutë, por shyqyr që lidhemi me internetin me Skype me familjen dhe kjo gjë më ka ndihmuar jashtë mase. /tvklan.al