KORONAVIRUSI/ Blerjet më të çuditshme të shqiptarëve nga paniku – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Blerjet më të çuditshme të shqiptarëve nga paniku

KORONAVIRUSI/ Blerjet më të çuditshme të shqiptarëve nga paniku

1.Shllak

2. Çaj për dobësim se pas disa javësh në shtëpi shtojmë në peshë.

3. Hudhra. I urrej hudhrat, por të bëjnë mirë.

4. Ca peta të gatshme. Pa bakllava mos të ngelim të paktën.

5. Bleva tre steka cigare dhe pizhama.

6. Prezervativë, kur kam bërë kompromis me të dashurin që s’do takohemi sepse njëri punon në Tiranë, tjetri në Durrës. S’është aspak e çuditshme, por u habita kur pashë që i kisha blerë.

6. 15 paketa sodë buke.

7. Unë bleva shumë pako me lines. Sikur do më vijnë ato 3 herë në muaj.

8. Parfume. Shumë parfume.

9. Bleva 5 shishe me uthull.

10. Unë bleva shumë brisqe, edhe pse e di që s’do e takoj dot të dashurin.

11. Qirinj me shumicë dhe një bombël gazi.

12. Makeup. A thua se s’më pranojnë në kuzhinë pa u lyer.

13. Kam blerë shampo për të larë gjysmën e Shkodrës. Me gjithë rrethina.

14. Bojë flokësh. Të jetë se s’i dihet.

15. Kërpudha, të cilat nuk i ha.

16. Krem kundër diellit, me shpresë që ta përdor sa më shpejt.

17. Kam blerë 10 kuti konserva. Nuk kam ngrënë asnjëherë në jetën time konserva.

18. Kripë me shumicë, as vetë s’e di pse.

19. Sfungjerë enësh për t’i ndërruar thuajse çdo ditë.

20. Kam 15 pako sapuna në shtëpi.

21. Dy palë çarçafë. Nuk i dihet jetës.

22. Bleva ushqim për mace. Unë nuk kam mace; humbi para dy javësh.

23. Si nga Lushnja që jemi, një tufë gjigante preshi të na djegë mikrobet.

24. Gulash të konservuar, që nuk e ha.

25. Manikyr.

26. Pleh për lulet.

27. Okllai, të mësoj të hap petë.

28. Fasho se kisha parandjenjën që do thyeja dorën dhe e theva vërtet.

29. Pipëza dhe shkrepëse.

30. Fletore dhe stilolapsa se mbase na duhen.