Almeda Abazi ndryshon “look”, Tolgahani bën veprimin që nuk pritej. – AlpeGossip
Almeda Abazi ndryshon “look”, Tolgahani bën veprimin që nuk pritej.

Almeda Abazi ndryshon “look”, Tolgahani bën veprimin që nuk pritej.

Ish- Miss Shqipëria, Almeda Abazi prej dy ditë është vendosur në Tiranë, pasi siç është bërë e ditur bukuroshja do të prezantojë spektaklin “Dancing with the stars”.

Përgatitjet e spektaklit kanë filluar, por Almeda ka vendosur të shfaqet me një pamje të re. Ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon modelin e ri të flokëve me baluke.

Ndërsa në një postim tjetër Almeda kërkon mendimin e fansave nëse iu pëlqejnë apo jo flokët kështu.

 

 

Ndër ata që kanë votuar ka qenë edhe partneri i saj, Tolgahan, i cili siç duket nuk e ka pëlqyer këtë model flokësh. Këtë na e ka bërë të ditur vet Almeda, e cila ka publikuar në “Instastory” njoftimin që i ka ardhur nga votimi i Tolgahan.

 

Ndërkohë të gjithë jemi kuroz se si do të jetë pamja përfundimtare e Almedës në natën e parë të “Dance with the stars”  më 23 mars.