“Mami, po unë pse nuk jam në Paris tek unaza”, kjo është pyetja që i ka drejtuar Lian nënës së tij. Larg në Australi, Vesa ka hapur arkivat dhe ka parë një video të 2013-s kur e ftuar bashkë me Big Bastën tek “E diela shqiptare”, treguan historinë e propozimit në Paris. Këtu ndërhyri Lian që kërkonte llogari përse nuk e kishin marrë në Paris.
Sa fëmijë njohim që qajnë kur shohin filmimet e dasmës së prindërve se duan të jenë dhe ata brenda festës. Edhe Lian njësoj si bashkëmoshatarët e tij do jet grindur. E ta mendosh që Vesa as vetë nuk donte ta shikonte këtë video, po për hir të djalit e pa.