DUHET TA SHIHNI/ Njihuni me rimodelimin e çantës që po i ''çmend'' të gjitha vajzat - AlpeGossip
DUHET TA SHIHNI/ Njihuni me rimodelimin e çantës që po i ”çmend” të gjitha vajzat

DUHET TA SHIHNI/ Njihuni me rimodelimin e çantës që po i ”çmend” të gjitha vajzat

Materiali i najlonit prezanton për Pradën fillimin e një historie dashurie mes markës së njohur dhe botës së modës. Përpara shumë vitesh, ishte pikërisht një çantë në material të tillë që e vendosi përfundimisht shtëpinë e modës në podiumin e markave më të rëndësishme në botë. Protagonizmi i kësaj çante vazhdon edhe sot, duke e rikthyer atë në çantën që çdo vajzë do të dëshironte të kishte!

Si rikthim, Prada vendosi që në vjeshtë-dimrin e 2019 ta sillte najlonin të ridimensionuar duke e propozuar si lajtmotivin e të tërë koleksionit. Shumë e ngjashme me modelin klasik të çantës së krahut, Prada e ka sugjeruar modelin e ri në printe dhe ngjyra të ndryshme.

Të fiksuarat pas modës e kanë kuptuar që pas daljes sw kwtij trendi, nuk mund të krijojnë kombinimet e tyre pa i pasuruar ato me modelin më të ri të çantës së najlonit.

Me rripin e gjatë të krahut, perçinat apo aksesorët e tjerë, kjo është definitivisht një ndër çantat që e ndihmojnë look-un tuaj të duket më i sofistikuar dhe sigurisht më elegant.