FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush reperi i famshëm shqiptar Gashi – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush reperi i famshëm shqiptar Gashi

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Nuk do ta besoni sa vjeç mbush reperi i famshëm shqiptar Gashi

Reperi i njohur GASHI prej vitesh është shpërngulur në Broklin të New York-ut nga ku vijon të bëjë muzikë të mirë e të renditet ndër më të mirët. Artisti i njohur ndërkombëtarisht është me origjinë shqiptare, nga prindër shqiptarë por që vetë reperi ka lindur në Libi, aty ku edhe kishin emigruar atë kohë.

Si të gjithë emigrantët, ata lëvizën në shumë shtete në Europë, derisa u zhvendosën përfundimisht në New York në vitin 1990. Aty GASHI ndërtoi karrierën e tij të konsoliduar, duke u bërë tashmë një nga emrat më të kërkuar të muzikës. Labinot Gashi feston sot ditëlindjen e tij të 30-të. I lindur më 4 tetor të vitit 1989, GASHI bën plot 30 vjeç.

Në këtë prag 30-vjetori reperi na prezantoi edhe me albumin e tij të parë me Dj Snake, I titulluar ‘Safety’, i cili ka ecur mjaft mirë. I urojmë artistit tonë edhe 100 vite të lumtura dhe me sa më shumë hite.