Besa i bëhet “mburojë” Elvanës: Nëse koncerti nuk ishte live, nuk di çfarë ta quaj! – AlpeGossip
Besa i bëhet “mburojë” Elvanës: Nëse koncerti nuk ishte live, nuk di çfarë ta quaj!

Besa i bëhet “mburojë” Elvanës: Nëse koncerti nuk ishte live, nuk di çfarë ta quaj!

Këngëtarja Elvana Gjata ka qenë në qendër të vëmendjes në këtë periudhë për shkak të koncertit privat të zhvilluar në ditën e lindjes së saj më 3 shkurt, i cili u transmetua në Top Channel
Por duket se jo të gjithë e kanë pëlqyer performancën e saj. Një prej tyre ishte këngëtarja Ledina Çelo, e cila ka shkruar: “Pse playback zemër.” Por menjëherë në mbrojtje të këngëtares është shprehur këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila ishte e pranishme në këtë koncert.

Ajo ka publikuar një storie, një pjesë të koncertit ku shkruan: “Nëse koncerti nuk ishte live, nuk e di çfarë mund të quhet live ndryshe” – u shpreh Besa.

Gjithashtu, ajo ka vijuar edhe me postime të tjera duke shkruar: “Herën tjetër bëj disa gabime qëllimisht Elvana, sepse kur këndon shumë mirë atëherë diçka nuk shkon mirë. Nëse nuk vlerësojmë artistët e vërtetë dhe artin dhe punën e tyre të palodhur, atëherë ne jemi të vdekur si komb” – përfundon Besa në rrjete sociale.