KËNGËTARJA SHQIPTARE LË “NAM”/ I griset fustani nga prapa në mes të dasmës – AlpeGossip
KËNGËTARJA SHQIPTARE LË “NAM”/ I griset fustani nga prapa në mes të dasmës

KËNGËTARJA SHQIPTARE LË “NAM”/ I griset fustani nga prapa në mes të dasmës

Incidente me fustanin këngëtareve mund t’u ndodhin shpesh në transmetime live apo në evente. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur shqiptare e cila ka qenë duke kënduar në një dasmë. Bëhet fjalë për Dafina Dautin e cila në një intervistë për Mirage tregon momentin e sikletshëm kur i thanë se i është grisur fustani nga prapa.

“Më ka ndodh në një dasmë në Malishevë. Kisha veshur një fustan shumë të bukur. Dola të këndoja kur më thotë njëri: Dafina t’u ka shqyer fustani nga prapa”, tregoi Dafina.

Megjithatë këngëtarja nuk ishte larguar, por kishte vazhduar të këndojë. “Nuk u largova, ndejta si statujë duke kënduar e po i thoja atij: A dallohet shumë ndërsa ai më thoshte mos lëviz se të shohin të gjithë”, tha Dafina.

“Më pas nga ora 12 kur u pre torta shkova u ndërrova me rrobat e mia”, shtoi këngëtarja duke qeshur për ngjarjen që ka ndodhur.