"KEMI CAKTUAR BUXHET DITOR"/ Është ndër aktorët më të paguar turq, por nuk i kalon limitet - AlpeGossip
“KEMI CAKTUAR BUXHET DITOR”/ Është ndër aktorët më të paguar turq, por nuk i kalon limitet

“KEMI CAKTUAR BUXHET DITOR”/ Është ndër aktorët më të paguar turq, por nuk i kalon limitet

Cem Yilman dhe Defne Samyeli, kanë arritur që falë punës së tyre të krijojnë një pasuri të konsiderueshne. Çifti shihen shpesh në udhëtime të ndryshme dhe kanë krijuar idenë e dy njerëzve të pasur.

Por pavarësisht kësaj ata kujdesen që në përditshmëri të jenë më të kujdesshëm me buxhetin. Së fundmi teksa po dilnin nga një qendër tregëtare gazetarët ju janë vënë pas për t’i pyetur sa kanë shpenzuar dhe Cem ka habitur me përgjigjen e tij.

“Nuk mund t’u them një shifër konkrete për mbrëmjen e sotshme, pasi është diçka që nuk dua ta ndaj. Por di t’iu them diçka, që ne kemi caktuar një buxhet ditor. Në asnjë mënyrë, nuk e tejkalojmë atë, pavarësisht sesa fitime mund të kemi korrur në periudha të ndryshme”, shprehet aktori.

Pas kësaj Cem dhe Defne, kanë vazhduar rrugën e tyre, të kapur përdore e duke treguar sërish se janë një nga çiftet më të qendrueshme turke