BEQAR APO NË NJË LIDHJE? Young Zerka i konfuzon të gjithë me përgjigjen e tij – AlpeGossip
BEQAR APO NË NJË LIDHJE? Young Zerka i konfuzon të gjithë me përgjigjen e tij

BEQAR APO NË NJË LIDHJE? Young Zerka i konfuzon të gjithë me përgjigjen e tij

Young Zerka ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi për shkak të lajmeve të ndarjes nga Ronela Hajati, pavarësisht se lidhja e tyre nuk ishte konfirmuar asnjëherë publikisht nga këngëtarët. Megjithatë, të dy kanë vazhduar jetën e tyre duke punuar për projekte të reja muzikore. Zerka ishte i ftuari special i edicionit të netëve ‘live’ në ‘The Voice of Albania’, ku performoi disa nga këngët e tij.

Pas performimit, ai u intervistua shkurt nga Dojna Mema në lidhje me projektet e reja, si dhe për jetën personale, por përgjigja e tij ishte tepër konfuzuese për të gjithë publikun. “Disa shoqet e mia, thonë se ti je beqar. Si është e vërteta? Je beqar apo tokë e zënë?”, e ka pyetur moderatorja, ndërsa Zerka iu përgjigj duke i thënë se është dhe beqar dhe tokë e zënë. Pavarësisht deklaratave të fundit, duket se Zerka kërkon ta mbajë ende enigmë këtë pjesë të jetës së tij.