PARTNERI QË DËSHIRON TË KETË NË KRAH/ Habit Isida Mollaymeri: S’kam ç’e dua burrin me 1 rrogë (FOTO) – AlpeGossip
PARTNERI QË DËSHIRON TË KETË NË KRAH/ Habit Isida Mollaymeri: S’kam ç’e dua burrin me 1 rrogë (FOTO)

PARTNERI QË DËSHIRON TË KETË NË KRAH/ Habit Isida Mollaymeri: S’kam ç’e dua burrin me 1 rrogë (FOTO)

Balerina e njohur shqiptare dhe ndër më të komentuarat në media, Isida Mollaymeri ishte e ftuar dje në “Thumb”, ku gjatë intervistës foli si rrallëherë edhe për jetën private dhe partnerin që dëshiron të ketë në krah.

“Dua dashurinë e vërtetë që të më bëj zemra bam dhe te kemi të njëjtin adrenalinë, por është edhe profesioni sepse janë xheloz”, u shpreh Isida duke shtuar se nuk e ka gjetur ende personin e duhur.

“Tashi unë bëj tre punë vetë dhe burrë me një rrogë më pak se timen për çfarë do ta marrë. Unë të gjitha gjërat ja plotësoj vetes vetë. Nuk është se jam paragjykuese por smund të them se nuk me pëlqen mirëqënia. Unë një pushim e dua? një darkë e dua? një çantë e dua? por një palë këpucë për të rritur koleksionin e dua”, tha Isida.