"PA GRUSHTA" DHE MIQËSISHT/ Si justifikohen meshkujt e showbizz-it pas ndarjes nga e dashura (FOTO) - AlpeGossip
“PA GRUSHTA” DHE MIQËSISHT/ Si justifikohen meshkujt e showbizz-it pas ndarjes nga e dashura (FOTO)

“PA GRUSHTA” DHE MIQËSISHT/ Si justifikohen meshkujt e showbizz-it pas ndarjes nga e dashura (FOTO)

Së fundmi në showbizin shqiptar po shohim shumë ndarje të  cilat na kanë habitur. Mirëpo krizat në çift dhe divorcet janë gjithmonë në qendër të mediave dhe fansat shfaqin interes.

Pas ndarjes ato që priten janë deklaratat e vip-ave për të shpjeguar se çfarë ndodhi që përfundoi dashuria. Nëse i shohim me vëmendje duket sikur meshkujt e showbizit justifikohen duke bërë  shfaqur një ndarje të butë dhe miqësore.

Në çdo ndarje të një personazhi publik nuk mund të mungojn fjalët kemi respekt,jemi miqë,u ndam me konsensus.

Ja disa nga deklaratat e vip-ave pas ndarjes që na kanë hbaitur disi.

Seldi Qalliu

“Unë nuk kam thyer ndonjëherë zemra femrës. Se di pse kur një çift ndahet është gjithmonë mendimi është se mashkulli është fajtori. Nuk ishte ndarje e lënë, në kuptimin që ajo më la mua apo unë e lashë atë. Ne jemi ndarë si dy njerëz si dy njerëz të civilizuar me këmbë në tokë. Gjerat nuk ecën ashtu siç ne i kishim menduar dhe kjo ishte zgjidhja më e mirë. Ne nuk kemi asnjë lloj inati me njeri tjetrin nuk jemi as miq as armiq”

Luiz Ejlli

E di si ishte? Si një flluskë sapuni, e cila vjen e fryhet, ngrihet lart, fillon merr ngjyrat e bukura, bëhet një mrekulli atje dhe pastaj shpohe.: tha Luizi duke shtuar se gjërat përfundojnë dhe kjo është e kuptueshme si për të gjithë njerëzit.

Mateus Frroku

“Uroj të kalojë kjo ndjesi, por për momentin nuk e di pse kam një boshllëk, që më duket e vështirë të vij diçka e re, por sigurisht që do të vijë në jetë” u shpreh këngëtari.

Albi Nako

Albi deklaron se pas ndarjes  e rëndësishme është ajo që mbetet pas “humbjes”: “Kjo është një temë për të cilën unë nuk isha i përgatitur, të them të drejtën, megjithatë, për mua nuk ka rëndësi çfarë humbasim, por ka më shumë rëndësi që personave në jetën tonë t’u lëmë mirënjohjen dhe kujtimet e mira…” tha ai

AlpeNews.al