Eni dhe Genci festojnë përvjetorin e parë? Reperi i bën dhuratën super romantike (FOTO) - AlpeGossip
Eni dhe Genci festojnë përvjetorin e parë? Reperi i bën dhuratën super romantike (FOTO)

Eni dhe Genci festojnë përvjetorin e parë? Reperi i bën dhuratën super romantike (FOTO)

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prej kohësh janë përfolur se kanë një lidhje dashurie me tyre. Pavarësisht se kanë qarkulluar vazhdimisht foto të tyre në media, ata nuk e kanë pranuar lidhjen e tyre duke insistuar në faktin se janë vetëm shok dhe asnjë gjë më shumë.

Komentet në rrjetet sociale, por edhe foto e kapur nga paparacët ku ata shfaqen të kapur dorë për dore i kanë shtuar akoma më shumë dyshimet se midis tyre nuk ka thjesht shoqëri, por bëhet fjalë për një lidhje dashurie.

Zërat e lidhjes së tyre nisën të qarkullonin vitin e kaluar, teksa ata ishin në Amerikë. Ndërkohë që ka kaluar plot një vit nga këto lajme, dje Eni ka publikuar në Instastory dy video ku shihen disa dhurata romantike me të cilat ajo është surprizuar.