KAPEN ME TË GJITHË/ Blunt dhe Real 1 sulmojnë nga Tuna tek Noizy e Enca (VIDEO) – AlpeGossip
KAPEN ME TË GJITHË/ Blunt dhe Real 1 sulmojnë nga Tuna tek Noizy e Enca (VIDEO)

KAPEN ME TË GJITHË/ Blunt dhe Real 1 sulmojnë nga Tuna tek Noizy e Enca (VIDEO)

Blunt dhe Real 1 ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”, ku morën pjesë në sfidën Paintball. Të pyetur se “Cilit prej personazheve publikë në tabelë keni për t’ju bërë DISS LIVE nga “Shiko Kush LUAN”?” Blunt dhe Real 1 “goditën” Encën dhe Ledri Vulën.

Blunt teksa gjuajti Encën tregoi se nuk ka asgjë me të përvçse se Real e pëlqen atë, ndërsa ky i fundit “goditi” foton e Ledri Vulës duke mos e komentuar.

Dy reperët reaguan edhe ndaj reperit Gjiko duke gjuajtur foton direkt kur dëgjuan emrin e tij. Madje Real grisi edhe foton e Gjikos, që ndodhej në tabelë mes emrave të tjerë të famshëm.

Në një ndër pyetjet ishte se këngët e cilit personazh nuk dëgjojnë e në momentin e parë që u del rastësisht në radio një këngë e tyre ndryshojnë kanal, ata goditën dy këngëtaret e njohura Kidën dhe Tunën.

“Cilës prej vajzave në tabelë nuk i bin xhinset tamam se i ka “fake” të gjitha?” Përgjigjja e tyre ishte sërish Tuna.

Në një tjetër pyetje për personazhin që dy këngëtarët nuk flasin përgjigjia e tyre nëpërmjet goditjes me armë ishte emri i Noizy-t.