MBAHUNI VAJZA: "Mësuesi më seksi në botë" vjen në Shqipëri (FOTO) - AlpeGossip
MBAHUNI VAJZA: “Mësuesi më seksi në botë” vjen në Shqipëri (FOTO)

MBAHUNI VAJZA: “Mësuesi më seksi në botë” vjen në Shqipëri (FOTO)

Ai njihet si mësuesi më seksi në botë, ndërsa u bë i njohur kur një prej nxënëseve publikoi foton e tij gjatë orës së matematikës.
Mësuesi seksi ishte duke dhënë mësim, mirëpo nxënëset nuk mund ta mbanin mendjen aty për shkak të pamjes së tij të jashtme tejet tërheqës.

Në vitin 2015 ai filloi të bënte xhiron e rrjeteve sociale, derisa emri i Pietro Bosellit filloi të dilte edhe jashtë kufijve të Britanisë.

Ai u quajt “mësuesi më seksi në botë” dhe sot është një ndër modelët më të famshëm.

Dje 29-vjeçari ka mbërritur në Shqipëri dhe këtë e ka njoftuar përmes një postimi në Instagram, ku ka postuar disa foto nga vendi ynë.

Në një prej fotove shihet ai teksa po qëndron në një divan të vjetër të nxjerrë në rrugë, ndërsa pranë ka një tabelë me mbishkrimin “Toka shitet”.

Ka qenë kjo foto që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij të cilët kanë komentuar poshtë postimit.

Kujtojmë se modeli i njohur ishte së fundmi në setin fotografik të Jennifer Lopez për revistën Bazaar duke fituar një vëmendje edhe më të madhe krah Divës me famë botërore.