U bë i njohur falë këngëtares dhe modeles, Morena Taraku e tashmë ai nuk po i ndahet Shqipërisë.
Lidhja dhe ndarja e tyre bëri bujë të madhe në mediat shqiptare ku u komentua disa muaj radhazi.
Kurse tani, dyshja kanë ndarë rrugët e janë duke shijuar jetën … Sasha dje ka festuar ditëlindjen e 31-të në Shqipëri.
Ai ishte në një nga klubet e famshme të Tiranës, nën performancën e zjarrtë të artistes së famshme, Dafina Zeqiri.
Sobhani po argëtohej tejet shumë në ditëlindjen e tij me Dafinën, e që siç duket e ka harruar modelen Taraku.