Pas disa viteve u bën tejet të famshëm dhe e gjithë Amerika po fliste për ta, teksa autoritetet po i kërkonin për krimet e tyre. Edhe pse në disa raste i shpëtuan arrestimit dhe vrasjes, fatit të tyre i erdhi fundi në vitin 1934, kur policia shkrepi 107 plumba në veturën ku ndodheshin ata.
Gjashtë ditë para se të bëhej 16 vjeçe, Bonnie u martua me shokun e klasës së shkollës së mesme Roy Thornton. Martesa u shpërbë brenda disa muajsh dhe Bonnie kurrë nuk e pa burrin e saj pasi u burgos në vitin 1929. Menjëherë pas kësaj, Bonnie u takua me Clyde, dhe të dy palët u dashuruan, ajo kurrë nuk u nda nga Thornton. Në ditën kur Bonnie dhe Clyde u vranë në vitin 1934, ajo ende mbante unazën e dasmës së Thornton dhe kishte një tatuazh në brendësinë e kofshës së drejtë me dy zemra të ndërlidhura me emërtimin “Bonnie” dhe “Roy”.
Gjatë ditëve të shkollës, Bonnie ishte tejet e mirë në shkrime. Ajo u burgos në vitin 1932, pas një vjedhje të dështuar të dyqaneve të pajisjeve, e që më pas shkruante një koleksion prej 10 ditësh ku titullohej “Poezia nga ana tjetër e jetës”, e cila përfshinte “The Story of Suicide Sal”, një poemë për një vajzë të pafajshme të joshur nga i dashuri i saj në një jetë krim.
Megjithëse të lidhur në jetë, Bonnie dhe Clyde u ndanë në vdekje. Ndërsa, çifti dëshironte të varrosej krah për krah, nëna e Bonnie e cila nuk e miratoi marrëdhënien e saj me Clyde, kishte varrosur vajzën e saj në një varrezë të veçantë në Dallas. Clyde u varros pranë vëllait të tij, Marvin nën një gur varri me mbishkrimin: “Erdhi, por nuk u harrua”.
Pavarësisht gjithë këtyre krimeve që kanë bërë dhe jetës me shumë sfida, ata mbeten çift inspirues për të gjithë tjerët.
Janë këta, dyshja e famshme e estradës, Mozzik dhe Loredana të cilët kanë ndjekur shembullin e atyre e që cilësohen me emra të tillë si Bonnie&Clyde.
Jo vetëm kjo, si në stil ashtu edhe në jetën e përditshme çifti i famshëm mundohen të jenë në role të njëjta. Madje, së fundmi ata publikuan edhe këngën e parë të titulluar “Bonnie&Clyde”.
Kjo vjen si rrjedhojë e çiftit amerikan në të cilën po ashtu shfaqen me shumë stil dhe me armë në video. Projekti i tyre ka filluar të pëlqehet mjaft shumë për vetëm një ditë pas lansimit në kanalin, Youtube.