Aulona Musta njihet për natyrën e saj “thumbuese ” dhe të të thënurit të gjërave “troç”.
Jo rrallë moderatorja e njohur tërheq vëmendjen e të gjithëve me kritikat e ndryshme dhe ngacmimet që bën në rrjetet sociale ku dhe është mjaft aktive.
Së fundmi ajo ka postuar një foto në Instastory , në ambjentet e një palestre në kryeqytet ku ironizon vajzat për mënyrën se si ato ushtrohen.
“Këshillë për gocat,kur stërviteni, stërvituni për të gjithë trupin, jo vetëm për pjesën poshtë se e di që e keni me merak” , shkruan ajo duke vënë në pah gabimin që bëjnë vajzat në palestër.
“Ndjesi fantastike të shohësh rezultatet e punës së përditshme” vazhdon Aulona duke shprehur se ndihet krenare për veten duke qenë se ajo po që di të ushtrohet si duhet.