Gjen portofolin me 10 mijë dollarë/ 16-vjeçari ia dorëzon pronarit (FOTO) - AlpeGossip
Gjen portofolin me 10 mijë dollarë/ 16-vjeçari ia dorëzon pronarit (FOTO)

Gjen portofolin me 10 mijë dollarë/ 16-vjeçari ia dorëzon pronarit (FOTO)

Një adoleshent ka bërë një veprim që shumë pak njerëz do ta bënin. Rhami Zeini ka gjetur një portofol me 10 mijë dollarë dhe ka shkuar në polici për t’ia kthyer personit që e kishte humbur.

16-vjecari ishte duke shkuar me makinë nga shtëpia për në shkollë kur vuri re një cantë të vogël të zezë në mes të rrugës.

Rhami nga Kaliforni kërkoi kartën e identitetin që të mund t’ia kthente pronarit.

I habitur nga shuma e madhe, ai vendosi të konsultohet me prindërit e tij para se të shkonte në polici.

“Për mua, kjo është gjëja e duhur që mund të bëj kur gjej portofolin e dikujt tjetër sepse nëse rolet do ndaheshin, unë do doja që ta merrja sërish dicka të humbur me një vlerë të madhe brenda”, tha ai për KCOY.

Për të vlerësuar aktin e tij, gruaja që e kishte portofolin i dha Rhamit 100 dollarë si shenjë mirënjohje.