Partnerja e reperit Fero, Arbenita Ismajli, është kthyer në modelet më të komentuara të momentit, gjithçka rreth së cilës përbën kuriozitet të madh për publikun.
Shumë aktive në rrjete sociale, ajo ndan pothuajse çdo ditë me ndjekësit momente nga puna e përditshmëria e saj, siç ka bërë edhe së fundmi.
Në foton e publikuar, një ndjekës e ka pyetur për ndërhyrjet që Arbenita ka bërë në fytyrë dhe modelja ka folur troç për herë të parë.
“I ke bërë buzët?”, e pyet ndjekësja, së cilës Arbenita i është përgjigjur “Jo e dashur”, duke treguar publikisht se s’ka bërë ndërhyrje.