Selena Gomez i dërgon letër prekëse Justin Bieber-it pas fejesës me Hailey-n – AlpeGossip
Selena Gomez i dërgon letër prekëse Justin Bieber-it pas fejesës me Hailey-n

Selena Gomez i dërgon letër prekëse Justin Bieber-it pas fejesës me Hailey-n

Justin Bieber i surprizoi të gjithë me fejesën e pa papritur me modelen Hailey Baldwin dhe me planet për një martesë sa më të afërt. Në momentin që ky lajm pushtoi faqet e mediave rozë në mbarë botën të gjithë i drejtuan sytë nga reagimi i Selenës, duke ditur se Justin ka qenë një ndër dashuritë e saj më të mëdha.

Ajo na dha përshtypjen se nuk e përjetoi keq këtë lajm dhe vazhdoi normalisht jetën e saj. Mirëpo nuk paska qenë kaq e thjeshtë pasi një burim për “Star Magazine”, tha se Selena fillimisht u trondit nga ky lajm, por më pas e ka pranuar dhe ka vazhduar të ecë përpara.

“Fillimisht Selena u trondit nga planet e dasmës së Justin, por më pas e kuptoi që kjo ishte diçka e mirë për ish-të dashurin e saj”, tha një burim për “Star Magazine”.

Madje ky burim bëri të ditur se Selena i ka dërguar edhe një letër prekëse Bieber-it ku e uronte për fejesën dhe mbyllte një herë e mirë historinë e tyre të gjatë.

“Ajo i dërgoi një letër Justin me anë të së cilës shënoi fundin e një kapitulli të gjatë dhe të dhimbshëm të jetës së saj. Selena nuk dëshiron të jetë e lidhur më me të. Ajo në të vërtetë dëshiron të vazhdojë jetën e saj dhe nuk do të jetë më pjesë e jetës së Justin”, ka thënë burimi.